Louis Moro, 93, receives the Pfizer-BioNTech COVID-19 mRNA vaccine from Vena Anderson at a pharmacy prototype clinic in Halifax on Tuesday, March 9, 2021. The province's COVID-19 vaccine age-based rollout continues and is being expanded to include other sectors of the population including healthcare workers. The CANADIAN PRESS/Andrew Vaughan

Banorët e Skocisë së Re në Kanada (Nova Scotia) të moshës 63 dhe 64 vjeç do të jenë të parët që do të marrin vaksinën e Oxford-AstraZeneca duke filluar javën e ardhshme, sipas një artikulli në ”The Canadian Press”.

“13 000 doza të vaksinës do të administrohen në 25 vende në të gjithë krahinën duke filluar nga 20 marsi”, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Sipas zyrtarëve rajonalë, të gjitha rastet e reja të infektimeve me COVID-19 përfshijnë kontakte të rasteve të raportuara më parë, që përfshijnë variantin e identifikuar së pari në BM dhe disa raste me variantin e Afrikës së Jugut, megjithatë nuk ka asnjë shenjë të përhapjes në komunitet.

“Të gjitha vaksinat COVID-19 ofrojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjes”, tha Robert Strang, zyrtari kryesor shëndetësor i Skocisë së Re.

“Pasja e vaksinës AstraZeneca do t’ju lejojë të gjithëve të kenë një mundësi për t’u imunizuar”, theksoi ai.