Oriela Nebijaj është një nga moderatoret më të komentuara të Top Channel. Përveç ekranit ajo është angazhuar edhe me politikën.
Më parë Nebijaj ka qenë ish zëdhënëse e PD, por në këto zgjedhje, ajo është një kandidate për deputete e zgjedhur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ajo është shumë e komentuar dhe në mediat rozë, për deklaratat e saj. Në një intervistë të realizuar më parë, në emisionin Mos i fol shoferit, është pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj se ku është vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks.
Nebijaj është përgjigjur: Nuk kam, nuk kam edhe më vjen shumë keq që nuk kam kështu, është e tmerrshme, një jetë ka njeriu. Varet se çfarë do konsideroje vend të çuditshëm…në varkë, ka thënë Oriela Nebijaj.