Ditën e sotme kryeministri Rama prezantoi programin “Shërbimet për qytetarët dhe biznesin” teksa tha se janë 1207 shërbime online që u ofrohen qytetarëve. Kjo sipas tij i ka dhënë fund radhëve të gjata në pritje dhe korrupsionit.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, teksa bëri një bilanc të punës së deritanishme, kujtoi se dikur në platformën e-Albania ishin vetëm 14 shërbime online.

Sot, përmes digjitalizimit, janë online 95% e të gjitha shërbimeve publike të cilat u kanë kursyer qytetarëve 472 vite pritje në radha dhe rreth 4 milionë euro.

FJALA E PLOTË:

Nga Linda Karçanaj,  Drejtoreshë e Përgjithshme e AKSHI

Të dashur bashkëqytetarë. Le të kthehemi vetëm pak vite më parë e të kujtojmë radhët e gjata në dyert e shtetit. Radha për marrjen e një certifikate niste që pa gdhirë mirë në gjendjen civile Radha për një pasportë u kushtonte gjithë pushimet e verës shqiptarëve jashtë kufijve! Radha për një dëshmi penaliteti zgjaste me javë të tëra pritje

Radha në Hipotekë nuk të mbaronte punë, të duhej edhe miku. Shteti nuk të zgjidhte hallin por të bëhej hall më vete!  Kur morëm drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kishim vetëm 14 shërbime online.

Sot ne kemi 1207 shërbime elektronike në e-Albania. Kishim vetëm 50 mijë të regjistruar në platformë, sot janë 1.88 milionë qytetarë dhe biznese. 7.7 milionë aplikime të kryera prej tyre pa ecejake, pa sorrollatje, pa lekë nën dorë, pa lloj lloj letrash e tarifash që kërkoheshin nga xhepat e qytetarëve.

Ndryshimi është i pakrahasueshëm. Sepse rritja e shërbimeve online iu kurseu qytetarëve 472 vite pritje në radha dhe rreth 4 milionë euro. Ky realitet na bën krenarë teksa institucione prestigjoze si OECD, Organizata e Kombeve te Bashkuara, Bashkimi Evropian, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Respa na marrin si shembull suksesi për qeverisjen digjitale.

Sot përmes e-Albania-s, një qytetar mund të marrë çdo dokument, nga certifikata personale, certifikatë pronash, shërbimet e shëndetit, vërtetimet gjyqësore, vërtetime për sigurimet, paguan faturat, e çdo shërbim tjetër.

Biznesi gjithashtu, sot e ka gjithcka më të lehtë falë e-Albania. Sot, brenda ditës mund të hapësh biznes. Çdo veprim i biznesit, të madh apo të vogël, kryehet me një ndalesë online në platformë. Pagesa e taksave, dorëzimi i bilanceve, aplikimet për leje dhe licensa, vërtetimet; të gjitha këto janë para dhe kohë e kursyer për biznesin që tashmë ka hyrë edhe në procesin e fiskalizimit. Permes tij do marrin fund blloqet e faturave dhe cdo raportim behet ne kohe reale.

Nëse nuk do kishim punuar e investuar në digjitalizim, sot nuk do kishim Naftë Falas për fermerët, nuk do kishim planifikim vizitash mjekesore apo receta online, nuk do kishim 10 milionë dokumente me vulë elektronike por do kishim vetëm pritje në radhë e lekë nën duar. Tani që kemi investuar kaq shumë në trajnimin e administratës, në infrastrukturë, në digjitalizim, në rrjete të sigurta e përmirësim sistemesh që ndërveprojnë me njëri tjetrin, nuk mund të rrezikojmë të kthehemi te radhët dhe korrupsioni.

e-Albania është investimi më i madh teknologjik mbështetur fuqimisht nga vizioni i kryeministrit Rama dhe besimi i tij i vazhdueshëm për gjithë procesin e digjitalizimit.
Nëse ndokush në ndonjë moment, dyshoi për fuqinë e e Albanias, periudha e karantinës ishte prova më e madhe.

e-Albania ia doli që gjatë asaj periudhe të vështirë, të menaxhonte sistemin e levizjes së kontrolluar përmes lejeve për dalje, pa ndalur në asnjë moment shërbimet online. Kur sportelet fizike u mbyllën, e-Albania ishte aty për të ofruar çdo shërbim për këdo me vetëm një klik larg.

E-Albania është platforma e të gjitheve. – Të pamundurit dhe njerëzit në nevojë marrin ndihmën ekonomike, vërtetime për pagesën e aftësisë së kufizuar. bëjnë kërkesa për strehim dhe banesa sociale. – Të sëmurët programojnë vizitat me mjekun. Marrin receta elektronike për rimbursimin e ilaçeve. Qytetarët, pas vaksinimit kunde Covid 19 mund te marrin ne e-albania pasaporten e vaksinimit, sipas standardeve ndërkombëtare. – Fermerët përfitojnë Naftën Falas dhe subvencionet nga skemat mbështetëse të qeverisë. – Punëkërkuesit dhe punëdhënësit, përmes sistemit të punësimit, e kanë më te lehtë të gjejnë punë dhe punonjës. – Lejet dhe Licensat merren vetëm online. 100 % pa letër
Dogana shqiptare i eshte bashkuar revolucionit dixhital, duke u bere pjese e ketij realiteti te ri. Te gjitha sherbimet doganore kane kaluar online, pergjigjia merret online dhe dogana eshte 100 % pa leter. Anje bisnes nuk do kete me kontakt me doganiere, administrate apo sportel. – Shërbimet e transportit janë lehtësuar. Një leje drejtimi për të cilën më parë duheshin 15-20 ditë, sot merret brenda ditës. Së shpejti, projekti e-transport do mundësojë bileta online për qytetarët, të cilët do të marrin në kohë reale informacion për vendodhjen e stacioneve, oraret e nisjes dhe mbërritjes.

– Të rinjtë kanë pafund lehtësi, shanse dhe mundësi. Aplikojnë për fondin e ekselencës, për Maturën Shtetërore, regjsitrohen në shkolla profesionale, njësojnë diplomat dhe marrin çdo vërtetim. – Të moshurit trajtohen me dinjitet sepse nuk stërmundohen në pritje të gjata zyrave të shtetit për një vërtetim pensioni. – Shqiptarët jashtë vendit marrin shërbime si qytetarë europianë. Janë 38 shërbime të dedikuara për emigratet që nuk presin më dyerve të konsullatave.

 Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme, por asgjë krahasuar me atë që do bëjmë! Nuk ka kohë për pushim. Shqipëria është e ardhmja jonë sepse ne zgjedhim të punojmë për të. Plani ynë i veprimit për vitet e ardhshme do garantojë një vend më të drejtë, një ekonomi më të zhvilluar, një të ardhme të sigurtë. Ne do digjitalizojmë më tej arkivat fizike të institucioneve dhe kjo jo vetem do permiresoje shërbimet online, por do të na kursejë më shumë kohë dhe para.

Ne do bëjmë të mundur që çdo shërbim të jepet me vulë elektronike, me përgjigje direkt online për të gjitha aplikimet në e-Albania Qytetari dhe biznesi do komunikojë direkt me shtetin përmes një adrese të personalizuar me e-mail. Shteti nuk do çojë më inspektorë dhe taksidarë por vetëm do të monitorojë afatin e përgjigjes së institucioneve ndaj qytetarëve përmes e-Albania.

E ardhmja do të jetë për Shqipërinë. Ne kemi nisur te transofrmojme ne rrenje menyren e te punuarit dhe kulturen e bashkepunimit me qytetaret. Nepermjet ketij udhetimi transformues, do mund te aplikojme teknologjite me bashkekohore si Inteligjence artificiale e blockchain, në të dhënat e pronës dhe shëndetësisë, për të rritur sigurinë e pronës dhe shëndetit. Administrata nuk do të marrë më asnjë vendim pa konsultuar shqetësimet e qytetarëve që mblidhen dhe përpunohen në kohë reale.

Plani yne i veprimit do na lejoje te shfrytezojme metodologjite moderne si DevOps dhe Design Thinking, te cilat kane ne fokus pershpejtimin e zhvillimit dhe nevojat e qytetarit, duke shfrytezuar inteligjencen qe do mund te marrim nga shfrytezimi i te dhenave “BigData”, “IoT” “Smart Cities”, Qytetet tona do të jenë më të sigurta, me trafik të manaxhuar falë përdorimit të sistemeve  “Smart City”. Kjo është e ardhmja e revolucionit digjital. Ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të vemë menjëherë në zbatim planin e veprimit, nën lidershipin e Kryeministrit Rama!  Faleminderit.