Nis seanca gjyqësore e themelit për Erjon Veliajn dhe 29 të tjerët.

Të pranishëm dy prokurorët e çështjes. Veliaj nuk është paraqitur.

“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm”, shprehet gjykata.

Gjithashtu nuk është e pranishme Ajola Xoxa, por janë mbrojtësit e saj.

Gjykata po verifikon praninë e palëve nëse janë apo jo të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre.