Revista satirike Charlie Hebdo është vendosur në qendër të kritikave. Shkak është bërë karikatura e saj ku në fokus ka mbretëreshën Elisabeth dhe nusen e princ Harry-t, Meghan Markle.

E gjitha ka ardhur pas intervistës së Meghan Markle, e cila tha se ishte larguar nga Pallati Mbretëror se “nuk merrte dot frymë”. Ka qenë pikërisht kjo deklarata e saj që është vendosur në qendër të satirës së kësaj reviste, duke bërë një paralelizëm me të riun, afro-amerikanin George Floyd në SHBA që u vra nga polici duke i vënë shkelmin në fyt.

E njëjta është paralelizuar edhe më mbretëreshën ku e kanë vizatuar duke i vënë shkelin në fyt Meghan Markle, që ka sjellë më pas një lumë kritikash.

Karikatura e radhës e Charlie Hebdo është e frymëzuar nga intervista që princi Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey, që plasi një “bombë” në duart e monarkëve të Britanisë së Madhe ku i akuzonte për racizëm.