Ekipi bardheblu i Tiranës fitoi në transfertë ndaj Laçit me rezultatin 2-1, me dy gola të shënuar nga Celhaka dhe Ismajlgeci.

Ky tre pikësh i bardhebluve kthen në vendin e parë të renditjes Vllazninë, me shkodranët që fituan në Krujë. Vllaznia u kthye në krye pas suksesit të marrë vetëm në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Kastriotit. Kuqeblutë shënuan me anë të Gurishtës në minutën e 90, duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme në transfertë. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura në orën 13:00, Bylis fitoi 2-1 ndaj Kukësit, ndërsa Skënderbeu mposhti Apoloninë me rezultatin 1-2.