Një debat i ashpër nisi ditën e djeshme në “Përputhen”, për një foto të postuar në Instagram nga Elvisi. Aty thuhej se ka dy lloj mon strash: ngac muesit seks ual, që bëjnë gjëra pa aprovimin e palës tjetër dhe femra që bëjnë çfarë të duan dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit sek sual”. Ky postim, i shoqëruar dhe nga një litar, ishte për Antonelën. Konkurrentja shpërtheu lot, ndërsa Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Elvisit nga programi.
“Mu kujtua një film “Burrat që urrejnë gratë”. Ti Loco me këtë që ke bërë, unë kërkoj të përjashtohesh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërrohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju”, tha opinionisti.
Konomi nuk e ka lënë me kaq. Ai ka reaguar sërish në rrjete sociale. “Një njeri që bën policin, hetuesin, prokurorin, bën gjyqin, merr vendimin, cakton dën imin dhe formën e ekzekutimit! Sa i zgjuar paska qenë ky njeri!”, ka shkruar Konomi me ironi.
Më tej, ai ka bërë një status tjetër, ku e ka cilësuar Elvisin si “mendje kri m inale”. “Një litar për var je si dë nim për një puthje. As një mesjetë inkuizicioni nuk e bënte. E bën vetëm një mendje kri mi nale (i bindur plotësisht”, ka shkruar opinionisti.