Telefoni i ardhshëm i Apple, iPhone 13, pritet të heqë ‘njollën’ e shumëpërfolur të “Face ID” dhe të vijë në versionin të cilin e kanë kërkuar qe një kohë të gjatë përdoruesit.
Sipas analistit të Applet, Ming-Chi Kuo, kompania po planifikon ta zvogëlojë ‘njollën’. Këtë ai e ka bazuar në zhvillimet në prodhimin e telefonit në Azi.
Ai ka thënë se nuk dihet se sa më e vogël do të jetë kjo shenjë, por pritet që shumë funksione të përfshihen në kuadër të njollës që shërben për identifikimin e pronarit në fytyrë. Ajo pritet të ngjajë me versionin origjinal të lansuar tek iPhone X IPhone 13 pritet të lansohet në shtator, sipas kohës së lansimit të të gjithë telefonave të gjigantit amerikan.