Kina ka ndryshuar strategjinë e vaksinimit ndaj COVID-19 duke përfshirë tashmë edhe moshat mbi 60 vjeç. Vendi më i populluar i botës dhe një nga kryesoret e prodhimit të vaksinës anti-Covid, zgjodhi të vaksinojë fillimisht moshat nën 60 vjeç në të cilat ishin dhe të shëndetshmit se sa grupet e riskut. Pra, kjo ishte strategjia e tyre e vaksinimit pasi nuk kishin qarkullim te madh te virusit, ndaj e nisen edhe nga moshat aktive per t’i mbrojtur. Por kjo nuk u be ngaqe kishte ndonje pasiguri per vaksinen, pasi ndryshe veproi Hong Kongu ku ka transmetim më të gjërë të virusit dhe vaksina Sinovac është aprovuar edhe për moshat 60+.

Së fundmi Kina ka paraqitur një plan për të përfshirë edhe të moshuarit për t’i vaksinuar ndërkohë që pretendon që deri në qershor të ketë vaksinuar 40% të popullsisë.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë shenjë deri më tani se cilado prej këtyre zgjedhjeve është e gabuar. Kina nuk ka përhapje të vazhdueshme lokale të Covid-19, ndërsa provat e hershme nga Brazili dhe Turqia kanë treguar ulje të rasteve të rënda të sëmundjes pas vaksinimeve të Sinovac, sipas shkencëtarëve të përfshirë në provat klinike atje.
Nuk ka asnjë indikacion që këto vaksina, të cilat mbështeten në një teknologji të provuar dhe të vërtetë, janë të pasigurta tek të rriturit e moshuar.

 Turqia dhe Brazili ndërkohë që përdorën të njëjtën vaksinë, nuk hezituan ta provojnë vaksinën tek grupet e riskut dhe të moshuarit, dhe rezultatet konkluduan në ulje të rrezikut ndaj COVID-19.https://www.scmp.com/news/china/science/article/3127484/china-moves-elderly-further-covid-19-vaccine-queue