Aktori i njohur për rolet e tij në “Dynasty” dhe “Hulk”, Geoffrey Scott ka ndërruar jetën në moshën 79-vjeçare. Cheri, gruaja e yllit kinematografik, së fundmi konfirmoi vdekjen e tij për ‘Fox News’. “Scott vdiq më 23 shkurt në Broomfield, Colorado, pasi u ndesh me sëmundjen e Parkinsonit. Atij i pëlqente të bënte ski dhe kjo është arsyeja pse ai kaloi vitet e tij të fundit në Colorado. Karriera e tij e mundësoi atë të bënte shumë sporte në natyrë. Kjo është ajo që ai e donte. Ai ishte një atlet i jashtëzakonshëm”, rrëfehet gruaja e aktorit të ndjerë.
Roli i tij më i njohur ishte ai i personazhit të “Hulk” të Ang Lee, ndërsa roli i parë në Hollywood ishte në “General Hospital”, para se Scott të kalonte në disa shfaqje televizive të profilit të lartë.
Përsa i përket filmave, ai ishte protagonist në një numër të madh filmash televizivë gjatë gjithë karrierës së tij. Në vitin 1986, ai ishte pjesëmarrës në “The Morning After”, së bashku me Jane Fonda dhe Jeff Bridges. Geoffrey u shfaq po ashtu në episodet e “Dark Shadows”, “Dallas”, “Bayatch”, “The Love Boat”, etj. Scott ka lënë pas gruan Cheri dhe binjakët e tij, Christopher dhe Matthew.