Kompania Pfizer ka nisur provat njerëzore të një ilaçi eksperimental për personat e infektuar me Covid-19. Ilaçi arrin të pengojë një enzimë që koronavirusi përdor për tu shumuar brenda qelizave njerëzore. Nëse rezultatet tregojnë se ilaçi është i sigurt dhe efektiv, kompania do të kalojë në Fazën II dhe do të rekrutojë një grup më të madh pjesëmarrësish.
Prodhuesi i barnave, i cili zhvilloi vaksinën e parë të autorizuar kundër COVID-19 në SHBA me kompaninë gjermane BioNTech, tha se kandidati antiviral kishte reaguar kundër virusit në studimet laboratorike.
Kompania po studion gjithashtu një kandidat antiviral të administruar në mënyrë intravenoze në pacientët e shtruar në spital.