epa06747281 Tedros Adhanom Ghebreyesus, director general of the World Health Organization (WHO), attends a press conference at the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 May 2018. The WHO Director-General answered questions ahead of the World Health Assembly and following the meeting of an International Health Regulations Emergency Committee on Ebola in the Democratic Republic of the Congo. EPA-EFE/VALENTIN FLAURAUD

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus falenderoi Kryeministrin Rama në një “tweet” të publikuar pak minuta më parë. Reagimi i OBSH vjen pasi Rama, së bashku me 22 lidera të tjerë shtetesh, mes tyre Johnson, Merkel, Macron dhe Draghi, shpallën një Traktat Ndërkombëtar për Pandeminë. Nisma e 23 liderave synon të krijojë një strukturë mbarëbotërore, që do të shërbejë për të bashkërenduar përpjekjet në luftimin e Covid-19 dhe do të parandalojë pandemi të tjera në të ardhmen. “Pandemia COVID-19 na tregoi pse duhet të veprojmë të bashkuar për një arkitekturë shëndetësore ndërkombëtare më të forte. Pandemia COVID-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Asokohe, fill pas rrënimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën bashkë për ndërtuar një sistem shumëpalësh”, shkruhet në tekstin e Traktatit.

Objektivat qenë të qarta – të bashkonin vendet, të fashitnin tundimet për izolim e nacionalizëm dhe t’u përgjigjeshin atyre sfidave që mund të përballoheshin vetëm përmes frymës së solidaritetit e bashkëpunimit, e që ishin paqja, mirëqenia, shëndeti dhe siguria.
Sot, ushqejmë të njëjtën shpresë, që, ndërkohë që luftojmë së bashku për ta kaluar pandeminë, të ndërtojmë një arkitekturë më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat që vijnë. Pandemi të reja do të vijnë e urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore do të shfaqen, por asnjë qeveri apo agjenci shumëpalëshe nuk do të mund t’i përballojë e vetme këto kërcënime”, nënvizohet më tej.

Reagimi i zotit Ghebreyesus vjen teksa ne Shqiperi ka nisur nje fushate vaksinimi masiv, me 15-20 mije te vaksinuar ne dite ne “Sheshin Skenderbej” dhe “Air Albania” ne Tirane, si dhe ne qytetet e tjera te mëdha te vendit. Lexo më shumë në lidhje me Traktatin e Pandemisë në – https://lexo.com.al/2021/03/30/kryeministri-rama-firmos-me-makron-merkel-e-20-lidere-boterore-thirrjen-per-nje-traktat-post-pandemi-askush-nuk-fiton-dot-luften-ndaj-virusit-nese-nuk-luftojme-te-bashkuar/