Pas deklaratave të EMA-s , Agjencisë Evropiane të Barnacve dhe raportit javor të MHRA, institucioneve shëndetsore britanike Kryeministri Boris Johnson njoftoi se ai do të vaksinohet me AstraZeneca ditën e sotme.
“Vaksina e AstraZeneca është e sigurt, vaksina e Pfizer është e sigurt, ajo që nuk është e sigurt është të marrësh Covid”, tha Johnson.
Në fjalën e tij Johnson theksoi se edhe një dozë e vetme e vaksinës së AstraZenneca siguronte një mbrojtje prej 60% dhe 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.
Johnson shtoi se alarmet se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku ishin të pabazuara dhe se kjo gjë qoftë edhe për pak kohë ndikoi në uljen e besueshmërisë tek vaksina.
Njëjtë si kryeministri britanik edhe kryeministri francez do të vaksinohet ditën e sotme në mesditë me vaksinën e AstraZeneca, duke qënë kështu një ndër të parët persona që do të marrë vaksinën pas rifillimit të procesit.