Në një fjalim të gjatë në Këshillin Rajonal të Puglias, kryeministri Edi Rama ka përshkruar marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë në pah se si ky raport ka ndryshuar, në ndryshim me 30 vite më parë. Ai thekson se Italia ka një kontribut shumë të madh në krijimin e Shqipërisë, e ndërsa e cilsoi Italinë “si engjëll mbrojtës”.
“Nuk e di nëse e meritoj gjithë këtë, jam shumë i surpriza, nuk është ndoshta një fjalë të përshtatshme, është një mikëpritje e befasishme, nuk mund ta vija kravatën, zbrita nga avioni dhe gjithçka dukej si një film i bukur, prandaj faleminderit nga zemra. Meqenëse është traditë që kur merr një çmim duhet të flasësh, unë dua që t’i falënderoj të gjithë. Kur pashë ato pamje që u shfaqen, mendoj se është e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, jo ne shqiptarët, por shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme, sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë, por në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë.
Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë. Italia ishte ekrani i vogël i Rait, n atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë se ishin zhurmues, ne ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime, jo vetëm për detin, por edhe për të parë Rai, ne iknim nga plazhi që të shihnim lajmet në TV, ishte njësoj si të shihnim si kinema, nuk di se çfarë kuptonim, e më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që ne kishim parë në ekran, aq më pak edhe në ekranin e MediaSet, se ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra, në atë kohë ne vuanim idenë që na shihnin si të dyshimtë. Një gazetar përballë telekamerës, ishte aty ku kishte ndodhur vrasja dhe ai thotë :”nuk ka gjurmë të vrasësit, por dyshohej se ishte shqiptarë”. Tani më kjo bën pjesë në të kaluarën, ka ndodhur një mikpritje.
Kur ndodhën piramidat financiare dhe vendi iu afrua buzës së greminës, s’kishte më shtet, rrugët ishin në duart e njerëzve që krijonin banda dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak, por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejtë. Romano Prodi ishte nismëtar, për të na ndihmuar, me shumë ndihma në të gjitha kuptimet, e më pas gjatë gjithë periudhës së rindërtimit, ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Sigurisht edhe çasti i tmerrshëm i tërmetit, edhe ky qe një çast mbrojtjeje nga ana e Italisë që falë Luigit që u përfshi si të ishte Napoli që po digjej dhe jo një vend nga ana tjetër e detit, ishte e pabesueshme, nuk është retorikë kjo, por nuk është për të thënë gjëra që na pëlqejnë, por është e vërteta, të shihje djem e vajza që kishin mbërritur shumë atëherë kur kishte jetë për të shpëtuar nën gërmadhë, ishin jetë njerëzish të një vendi tjetër, ku ndoshta ata kishin mbërritur për herë të parë.
Është bërë shumë në të gjitha fushat, unë mendoj që po të bëjmë një simulim që të heqin gjithçka ka bërë Italia për ne, Shqipëria do të ishte end në një pozicion të brishte nga sa jemi sot, ende nuk është pozicioni që duam nga ana e drejtësisë, ekonomisë, por është shumë më ndryshe nga sa ishte, por te heqim kontributin e Italisë, nuk do ishim në këtë pozicion. Në Itali vrasësi i zhdukur pa lënë gjurmë që me shumë të ngjarë do ishte shqiptar, shqiptari dyshim mbetet edhe sot, në ndonjë pjesë të Europës”, tha Rama.