Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori reale, duke thënë se sa i ndryshëm është imazhi që disa vende kanë për Shqipërinë krahasuar e realitetin ku vendi ndodhet sot.
“Më parë mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP në Tiranë dhe mendova mos kishte ndonjë bo mbë apo aeroport se s’kisha folur kurrë me atë, dhe ai më thotë, ‘kemi një situatë të jasht ëzakonshme, nuk e kemi parë më parë është një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë’. Unë i them nuk do të hyjë apo të niset nga Tiranë, më thotë ‘një që refuzon që të hyjë në Tiranë se do të shoqërohet njerëz të a rm atos ur. Për korrektesë nuk e them se kush është, një mysliman i së majtës, nuk do duhej një koncept paraprak me paragjykime kaq të mëdha.
Dhe i them që a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at, janë të a rma to sur, por zotëria nuk e quan pis tol etën një ar më të mjaftueshme për t’u mbrojtur, i thoni nuk është një shërbim që të futet në kandahar, nuk ndodhet në Rripin e Gazës. Pasi u fut në Tiranë, të nesërmen më thotë, duhet t’ju kërkoj një falje shumë të madhe, më thotë kam udhëtuar shumë, Shqipëria nuk është ashtu siç e prisja, i thashë mos u shqetësoni, se perceptimi është më shumë ndryshe nga realiteti.
Ai më tha që bëra një xhiro në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar, dhe i thashë po, se nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri ka vajza myslimanë që vënë shami, por jo të mbuluara e pastaj më thotë shkova në Ministrinë e Brendshme dhe flisnin anglisht dhe i thashë ‘lëreni këtë se nëse jeni i befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do ketë surprizë, ndoshta s’do e përfytyronit që do gjenit një kryeministër kaq të gjatë”. Kur shkoi në vendin e tij, ai nuk tha gjëra të shëmtuara dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit që “ju nuk thatë asgjë të mirë për vendin”, dhe ai përgjigjet “më përshëndesni kryeministrin e madh që siç është inteligjent do e kuptoj, kjo është politika”, tha Rama.