Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi gjatë një interviste për Report Tv, tha se përfaqësuesit e BE, Borrel dhe Varhelyi vlerësuan progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat, ndërsa theksoi se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizimit të Asociimi, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Me të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikuan qartësisë se Shqipëria ka bërë përparime në të gjitha fushat, si në ato politike dhe në atë të reformave, në drejtësi, në ekonomi, në bujqësi, në fushën sociale etj. Përfaqësuesit e BE në takim vlerësuan Shqipërinë dhe inkurajuan për vijimin e reformave. BE e ka prioritete integrimin e Shqipërisë dhe pritet që vendimi të merret së shpejti për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare, ku inkurajohet hapat e përparimit të Shqipërisë. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe do mblidhet BE dhe do të marrë një vendim.

Shqipëria do të vazhdojë reformat duke ndjekur kryerjen normale të zgjedhjeve ne bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, deri tani gjithçka shkon normalisht, këtë thanë edhe përfaqësuesit e BE. Kushte por dhe kërkesat janë plotësuar. Progres është shënuar në të gjitha fushat ku vlerësimet janë përfshirë në një raport prej 17 faqesh, por në të gjitha fushat është bërë përparim dhe BE inkurajon Shqipërinë që të vijojë me këtë përparim dhe për të vazhduar rrugën e reformave.

BE siç e deklaroi sot po synon ditë e natë që të arrijë të sigurojë vaksinime edhe për Ballkanin Perëndimor. Priten javën e ardhshme të vijnë vaksina, na njoftoi edhe miratimin e një sasie të madhe milionash. Nga COVAX pritet që të vijnë këtë jave në vendin tonë”, tha Mazi për Report Tv.