Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, i cilësoi incidentet e Ditës së Verës në Elbasan si përsëritje e të njëjtave metoda të dhunës si në këto 30 vitet e fundit.

Në një reagim, Kuko citoi një shprehje të Ajnshtajnit.

“”Budallallëku është të bësh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”. Këtë shprehje e tha Albert Ajnshtajn, lindur mē 14 Mars 1879, mendja e së cilit ndryshoi botën”, u shpreh Kuko.

“Pamjet e sotme të Elbasanit janē përsëritje e të njëjtave metoda të dhunës si në këto 30 vitet e fundit. Asgjë e re nën diell”, shtoi ajo.

“Ndërkohë qē njerëzit kanë nevojë për shpresë, mundësi, progres, përmirësim të jetës, është pak po e sigurt se sharjet, shtyrjet e pështyrjet nuk sjellin asnjë progres e ca më pak qytetërim. Sepse siç tha dhe Zigmund Frojd, bashkëkohës i Ajnshtajnit gjithashtu një mendje që ndryshoi botën: “Qytetërimi filloi kur njeriu nē vend tē gurit përdori fjalën”, – tha Kuko.