Kulluri per Report: Kjo është e papranueshme! Kemi një president formal. Nuk është çështja tek dhuna, çështja është se presidenti nuk ka pse të jetë në atë ambient. Nuk e di kush ka të drejtë, por presidenti nuk ka pse të jetë aty! Sali Shehu nuk është akoma kryetar i partisë. Është një çështje pasi ankohet subjekti tek isntiucioni ka gjykata ky vend. Do të ishte e parapranushme sikur kryetari i partisë të reagonte ashtu. Nuk e di se çfarë po bën atje, jo më të bënte këtë sjellje. Jam shumë i zhgënjyer me fushatën elektorale. Kjo e sotmja i ka vënë kapakun mënyrës si ka nisur dhe si do të përfundojë kjo fushatë. Këto janë të gjithë për psikiatri, unë nuk shoh asnjë normal në mënyrën sesi veprojnë dhe silent. E pranojnë të treja palët vetë që janë subjekt i një komisioni mjeko-ligjor.

Lulzim Bashës i duket vetja si Azem Hajdari i ’91 dhe ishte një veprim qesharak ne Kavaje. Është e pamundur që të bësh fushatë dhe mos te takosh njerëzit, për mua duhet të ishin shtyrë zgjedhjet. Të bësh ato shfaqje është komike, nuk bëhesh dot lider me 150 vetë dhe me kamera nga poshtë. Kjo është absurd, kjo nuk ka të bëjë me politikën”.