Në fund të muajit janar, thuhej se Zelanda e Re, Vietnami dhe Tajvani ishin vendet që e kishin menaxhuar më mirë pandeminë. Por, BBC veçon një rast suksesi në Evropë: Islandën.
Vendi nordik, me më pak se gjysmë milion banorë, e ka mposhtur pothuajse virusin. Vetëm 6119 raste që nga nisja e pandemisë dhe 29 vik tima. Për më tepër, gjatë këtij viti nuk është regjistruar ende një vi ktimë nga koronavirusi. Me rreth 20 raste të reja në ditë, të rinjtë argëtohen nëpër karaoke dhe restorante. Edhe koncertet janë rikthyer në Islandë.
Sipas Thorolfur Gudnason, epidemiologut kryesor të Islandës, një nga arsyet e suksesi është parapërgatitja: “Unë kam 15 vite që përgatitesha për këtë pandemi. Menjëherë sa u lëshua alarmi nëpër botë, e dinim se çfarë duhet të bënim. Testuam shumë, shmangëm kontaktet dhe izoluam të gjithë të infektuarit. E bëmë këtë gjë që nga dita e parë”.
Gjithashtu, çdo person që hyn në Islandë, testohet dhe duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë të caktuar kohe.