Dhjetë familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, firmosën sot kontratën që siguron strehimin e tyre me një apartament të ri në lagjen KombinArt që po ndërtohet në Kombinat.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se deri më tani janë firmosur 338 kontrata të tilla, duke theksuar se banesa që ata do të marrin do të jetë shumë herë më e mirë se ajo që kishin para tërmetit. Sipas kryebashkiakut, në këtë mënyrë është zgjidhur edhe problemi me strehimin për banorët që kanë jetuar në kushte të këqija para tërmetit.
E gathë kjo përpjekje po bëhet për mirë, për të marrë diçka më cilësore që zgjidh strehimin e banorëve që kanë qenë në kushte të vështira edhe para tërmetit. kemi nënshkruar deri tani 338 kontrata të tilla dhe janë kontrata që kanë detyrime për afatet, penalitet për bashkinë e Tiranës për afatet, tha Veliaj.
Ai shtoi se ky proces ka zgjidhur po ashtu edhe problemin me “disa legjenda urbane”, duke theksuar se shtëpitë do të jenë të qetarëve dhe ato mund t’i shesin në treg dhe se hapësirat që do të lirohen do të mbeten publike dhe do të rehabilitohen si terrene sportive.
Kemi zgjidhur disa legjenda urbane që për rindërtimin. shtëpitë janë të banorëve që firmosin këto kontrata dhe do t’i kenë në jetë të jetëve, apo për t’i shitur në treg. Një tjetër legjendë ka qenë se terrenet që lirohen, bashkia do të bëjë kulla. Nuk është e vërtetë, do mbeten publike dhe do rehabilitohen si terrene sportive si lulishte, shtoi Veliaj.