Në daljen për mediat nga selia e PS, ku pritet të publikojë edhe listën e plotë të kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 qershorit, Rama ka dhënë edhe një lajm për mënyrën se si do të jenë të rënditur kandidatët në listat për çdo qark.

Risia është që drejtuesit e qarqeve, nuk do të jenë të parët në listë, por kjo gjë do jetë e përmbysur, pra drejtuesit e qarqeve nuk do të jenë të parët në lista, por të rinjve, grave e vajzave që nuk janë enturazh në PS, por aktorë në këtë proces të rëndësishëm. Ai mori shembull veten kur tha qe ska kuptim qe te jete i pari ne Durres dhe ne Vlore, por se do te jete ne liste aty ku eshte edhe objektivi i partise. E keshtu vlen per te gjithe udheheqesit e qarqeve, te cilet do te jene ne kufirin e poshtem te listes dhe jo ne krye te saj. “Propozimi që këtë herë koncepti tradicional i rreshtimit të listave duhet të përmbyset. Është e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës.Vendet e para të listave ne i kemi trajtuar dhe kështu e kemi mësuar publikun si ballina dhe kështu është në të vërtetë. Vendet e para të listës janë të rëndësishme edhe për të prezantuar një pozicion në raport me publikun dhe pikërisht me këtë të fundit, por edhe se nuk janë vija e parë e luftës për objektivin, vendet e para në çdo listë u duhen lënë të rinjve përgjithësisht, grave dhe vajzave që nuk janë enturazh në PS, por janë aktorë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë dhe nga ana tjetër, fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është një konstante e vizionit tim për këtë vend dhe vizionit të PS-së për përfaqësimin në këtë vend.

Unë mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh, se unë nuk e kuptoj, ça kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe në Vlorë.

Jo, unë do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë me skuadrën do luftojmë për të realizuar objektivin bazë dhe për të realizuar objektivin maksimal.

Pikërisht se jam udhëheqësi i partisë kam detyrën t’i bëj të dyja se përndryshe nuk do e meritoja të rrija në këtë vend. Nuk mund t’i them udhëheqësve të qarqeve ju shkoni luftoni në kufirin poshtë dhe unë në kufirin lart”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama, qark për qark ka bërë prezent objektivin bazë dhe atë maksimal për zgjedhjet e 25 prillit, duke nënvizuar se objektivi bazë është marrja e 78 deputetëve ndërsa maksimali 88 deputetë!/Lexo.al