Ledjana është kthyer në një ndër konkurrentet më të komentuara të “Përputhen”. Ajo ra në sy që në ditën e parë të hyrjes në program me flokët e zinj dhe trupin e palestruar.

Së fundmi, Ledjana ka bërë një ndryshim të papritur në pamje. Ajo ka hequr dorë nga flokët e zinj dhe duket më ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim.

Ledjana ka publikuar në rrjete sociale foto me look-un e ri, ku shihet se i ka lyer flokët në ngjyrë gështenjë me fije bjonde. Ju pëlqen pamja e re e konkurrentes?