Ndryshe nga n acionalizmat e tjerë ballkanikë, sipas studiuesit Robert C. Austin, n acionalizmi shqiptar u shfaq i fundit vetëm në vitin 1878 dhe ishte rezultat i drejtpërdrejtë i f rikës së ndarjes në prag të l uftës ruso-turke. Shqiptarët, sipas Austin, nuk ishin të unifikuar dhe elita, e cila ishte kryesisht klasa e lartë e bejlerëve islamikë që mbizotëronin jetën politike në periudhën osmane, luajti rol në këtë p ërçarje. P engesat kryesore për unitetin kombëtar, sipas tij, të cilat në shumë aspekte ende mbesin, përfshinin katër fusha: atë fetar, rajonal, gjuhësor dhe socio-ekonomik. 500 vitet e sundimit osman e kishin p ërkeqësuar p ërçarjen brenda shoqërisë shqiptare. Afërsisht 65 për qind e popullsisë ishte konvertuar në Islam. Rreth 10 për qind ishin katolikë, që jetonin kryesisht në veri, në dhe përreth Shkodrës. Një komunitet kompakt i shqiptarëve ortodoksë, afërsisht 20 për qind, jetonte gjithashtu në jug, duke bashkëjetuar së bashku me komunitete të tjera, transmeton lexo.com.al.
Sipas Austin, politika osmane ndaj shqiptarëve kishte shtuar p engesat e veta për konsolidimin kombëtar. Perandoria osmane ishte përpjekur tradicionalisht të ruante aderimin në Islam dhe kishte ndjekur politikën “nda dhe sundo”, duke inkurajuar haptazi p ërçarjet midis myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë. Ndërsa shqiptarët myslimanë shpesh ngriheshin në lartësitë e administratës osmane, shqiptarët katolikë dhe ortodoksë ishin të margjinalizuar dhe kishin pak përfitime. Turqit, duke kuptuar se gjuha ishte përbërësi kryesor unifikues i shqiptarëve, bënë gjithashtu një përpjekje të ndërgjegjshme për të minuar kulturën shqiptare duke k ufizuar a shpër mësimin e gjuhës shqipe dhe duke i d etyruar shqiptarët të mësojnë turqisht ose arabisht. Shqiptarët ortodoksë ranë kryesisht nën ndikimin e Patriarkanës së Stambollit dhe kështu iu n ënshtruan ndikimit grek për nga gjuha, feja dhe kultura. Zgjimi kombëtar i Shqipërisë u vonua në krahasim me kombësitë e tjera ballkanike. Në qershor 1878, udhëheqësit shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar, ose ndryshe Lidhjen e Prizrenit. Kjo ishte hera e parë që shqiptarët folën me një zë politik. Synim thelbësor i Lidhjes ishte parandalimi i c opëtimit të tokave shqiptare me Traktatin e Shën Stefanit (1878) midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Ajo kërkoi gjithashtu, sipas Austin, të vendoste kornizën për një formë të autonomisë administrative brenda shtetit osman për katër vilajetet me një popullsi shumicë shqiptare, Janinën, Shkodrën, Kosovën dhe Manastirin./Lexo.com.al/e.c.