Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, thotë se beteja e “Këpucës së Artë” me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk do t’i dominojë mendimet e tij, pavarësisht se shënoi golin e 18-të në Serie A për këtë sezon. Belgu ka shënuar në tri sfidat e fundit për zikaltrit. Ai nuk ka kaluar më shumë se dy ndeshje “agjërim” gjatë gjithë sezonit. Shpresat e Antonio Conte për titullin anë të varura sidomos te golat e tij.
Në përpjekjen e tij për të rivalizuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe për të fituar çmimin prestigjioz individual, Lukaku i tha “Sky Sport Italia”: “Unë gjithmonë mendoj për të fituar. Jam në një moment të mirë të karrierës time, por Interi është e vetmja gjë që ka rëndësi”.
Sulmuesi 27-vjeçar ka qenë një zbulim për Interin, që kur përfundoi transferimin e kushtueshëm nga Manchester United, në verën e vitit 2019. Ai shënoi 34 gola në sezonin mbresëlënës debutues te zikaltrit dhe tashmë ka 24 gola në të gjitha garat, këtë edicion. 18 golat e tij në Serie A kanë ardhur në vetëm 23 ndeshje. Lukaku ka ndihmuar në distancimin e Interit me 4 pikë para rivalëve kuqezinj, ndërsa kampionët në fuqi e shohin veten 10 pikë ë pak, megjithëse me një ndeshje të prapambetur.
Lukaku shtoi, pasi ndihmoi në fitoren ndaj Genoa: “Ne jemi duke u përmirësuar, kryesojmë renditjen, është një ndjenjë e bukur, por duhet të vazhdojmë. U përballëm me disa humbje në këto lojëra të mira sezonin e kaluar dhe duam të përmirësohemi. Jam vërtet i lumtur me fitoren. Tani duhet të përqendrohemi te Parma, nuk do të jetë një lojë e lehtë.
Shënuam tre gola dhe e mbajtëm portën tonë të pastër, perfekt. Unë gjithmonë dua të përmirësohem, ashtu si shumë lojtarë të tjerë. Jemi të rinj dhe kemi hapësirë për përmirësim. Ne duam t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, mbiztotëron një ndjenjë e mire në ekip”.