Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha ku tha se duhet të tregojë se çfarë pune ka bërë, në jetën e tij. Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi Bashën duke thënë të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët.
‘E mirëkuptoj çdo njeri që thotë se Luli është çun i mirë. Por a i jepet punë Lulit. Çfarë punë ka bërë në jetë Luli? Një punë që të thotë kam ngulur një gozhdë në filan mur?! Ça punë ke barë. Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët që të tregojë i bën ato makarona, apo i ka thjeshtë për t’i tundur në momentin që filmohet. Mirë tramvajin e Tiranës, nuk e tregon dot, megjithëse të gjithë e shohin, se nuk thotë dot ky është tramvaj që vura unë se është modest. Po një gozhdë një gozhdë?! Mos të thotë se e ka futur Shqipërinë në NATO, se do dalë pastaj që në NATO na ka futur Monika.’– tha Rama.