Nga Albert Nikolla/
Teksa vëreja sulmet e ish-komunistëve të konvertuar në anti-komunistë të dhunshëm kundër Inxh. Luljeta Bozo, mu kujtua një pasazh rreth gjykimit që Gjenerali rus Akromev kishte mbi këtë specie të mjerë politike.
Gjenerali Akromev ka qenë Marshall i Bashkimit Sovjetik dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së BS.
Në një letër para se t’i jepte fund jetës, shkruante: “Nuk mund të jetoj tek shoh Atdheun tim qe shuhet, tek shoh që shkatërrohet gjithçka që i jepte kuptim jetës time.”
Ndërkohë, para se te vdiste, kishte dhënë një interviste me natyrë profetike. Kishte pohuar se rreziku më i madh për Atdheun do të jenë komunistët e konvertuar në antikomunistë. Sipas tij, një person që e ka shkelur betimin solemn një herë, mashtron gjithë jetën!
Nëse ka akoma në politikën shqiptare një humus kulturor komunist (jo ideologjik, por praktik) të konservuar akoma, ai gjendet në trajtën e gjuhës së dhunshme të disa drejtuesve të Opozitës të cilët ngjyrën e kuqe komuniste e kanë kthyer në blu e cepat e yllit të kuq në gishta të ngritur përpjetë si maja cfurku me ia fut në sy kujdo që ka mendim të lirë.
A ka parti me mendësi më komuniste se PD, ku nga gjithë themeluesit e saj, ka mbetur i vetëm veç kryetari de facto i saj?! Si mundet të akuzojë për nostalgji ndaj komunizmit dikush që është trajta më e shëmtuar e komunizmit alla shqiptarçe?
Mënyra e të bërit politikë e kësaj specie politike ka shtyrë shumë shqiparë që, pa faj dhe nga refuzimi i kësaj mënyre, shikojnë diktatorin E. Hoxha me njëfarë simpatie pasi përnjëmend përballë disa personazheve groteske të Opozitës, ai kishte më shumë sens shteti.