Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi i gjykuan inkurajuese deklaratat e Agjencisë Europiane të Medikamenteve (EMA), e cila u shpreh dje shumë e bindur për avantazhet e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19.
“Deklaratat e bëra sot nga EMA janë inkurajuese”, theksuan Macron dhe Draghi pas një bisede telefonike, sipas një komunikate të kabinetit të shefit të ekzekutivit italian.
Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) mbetet vendosmërisht e bindur për përfitimet e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, njoftoi sot drejtoresha e EMA-s.
“Ne vazhdojmë të jemi shumë të bindur se avantazhet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19, me rrezikun e shtrimeve në spital dhe të vd ekj eve, tejkalon rrezikun e këtyre efekteve anësore”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke gjatë një videokonference.
“Atualisht, nuk ka asnjë tregues që vaksinimi ka shkaktuar probleme. Ato nuk janë përmendur në provat klinike dhe nuk janë renditur si efekte anësore të njohura ose të pritshme”, theksoi Cooke duke shtuar se EMA e merr situatën shumë seriozisht.
Komiteti i sigurisë së EMA-s, me seli në Amsterdam, u mblodh sot për të vlerësuar informacionet e reja dhe do të arrijë në përfundime gjatë një takimi special që do të zhvillohet të enjten, deklaroi drejtoresha e EMA-s.