Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka bërë me dije se me mbërritjen e dozave nga AstraZeneca në Shqipëri, do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.
Sipas Ministres së Shëndetësisë, 38,400 dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat mbërrijnë sot në Shqipëri, janë siguruar falë financimit të qeverisë shqiptare, përmes kontratës me mekanizmin COVAX.
“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve ✅ #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.
? 3️⃣8️⃣4️⃣0️⃣0️⃣ vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve ✅ #ShqipëriaBuzëqesh????
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) March 12, 2021