Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me anë të një mesazhi në facebook ka uruar gratë dhe vajzat në Ditën Ndërkombëtare të Grave. “Mirënjohje për secilën prej 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Manastirliu.
Postimi i ministres Manastirliu: Gratë dhe vajzat janë zemra dhe forca e sistemit tonë shëndetësor, janë kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdes shëndetësor.
Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë. Mirënjohje për secilën prej 17,734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin tonë shëndetësor?? #GËZUAR 8 Marsin ?