Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë, nga e mërkura, në Maqedoninë e Veriut do të shtrëngohen masat kufizuese. Masat, të cilat të martën pritet të miratohen nga qeveria, parashikojnë ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se kufizimet do të vlejnë të paktën dy javë.Eksperti i shëndetësisë në SHBA, Fauci: Nuk është momenti për të lehtësuar masat anti-COVID, duhet të presim

“Nuk po respektohen masat dhe kjo ka bërë që të kemi rritje të rasteve të personave të sëmurë me COVID-19. Klinikat e brendshme në Shkup janë në gatishmëri dhe të gatshme për të pritur pacientët me COVID-19. Spitalet nuk janë të ngarkuara aq e fortë sikur në nëntor dhe kjo është me rëndë. Është e vështirë të thuash nëse kjo tendencë do të vazhdojë, nëse do të ketë valë të re apo nëse do të ruhet gjendja e tanishme. Ekzistojnë mendime të ndara midis epidemiologëve për këtë çështje. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur. Këto masa do të jenë të vlefshme për 2 javë, por natyrisht ne jemi duke monitoruar situatën dhe është e mundur që të ketë ndryshime”, ka deklaruar ministri maqedonas i Shëndetësisë.

Maqedonia e Veriut të dielën ka pranuar 3.000 vaksina ruse Sputnik V, nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi. Ky vend deri më tani ka pranuar rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikane Pfizer, edhe atë si donacion nga Serbia.