Në një intervistë për portalin “Onefootball.com”, ish-lojtari i Bayern Munich dhe ekipit kombëtar gjerman, Lothar Matthäus, foli për situatën aktuale të Lionel Messit te Barcelona: “Messi është lojtari im i preferuar, pas Lewandowski. Sezonin tjetër e shoh në Barcelonë. Barcelona është Messi dhe Messi është Barcelona. Për mua, ai është si Beckenbauer, që e kaloi tërë karrierën te Bayern Munich”.
“Barça ka shumë probleme në fushë, probleme financiare. Ajo humbi 4-1 kundër PSG në Ligën e Kampionëve. Kjo Barcelona nuk është ajo që ne kujtojmë para disa viteve, kur Guardiola po e stërviste”. Lidhur me Messin, gjermani i njohur përfundoi: “Ai duhet të vendosë. Personalisht do të doja ta shihja te Barcelona, sepse nuk e imagjinoj dot në një klub tjetër”.