Operatori i Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor ka reaguar ndaj disa akuzave të pabaza se testet e shpejta janë të ardhura nga Kina.

“Të gjitha testet e shpejta të cilat po përdoren për gjurmuar, identifikuar, hetuar rastet pozitive apo të dyshuara janë të çertifikuara nga strukturat përkatëse dhe të sigurta”, deklaron OSHKSH.

“Ne jemi të angazhuar për të menaxhuar sa më mirë pandeminë e Covid19 duke nisur që nga testimi dhe deri tek procesi i vaksinimit që tashmë po vijon në të gjithë vendin sipas strategjisë së përcaktuar”, thuhet më tej në deklaratën e OSHKSH ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i referohen institucioneve zyrtare për t’u informuar saktë, duke shmangur keqinformimet nga persona të caktuar.

OSHKSH i siguron qytetarët se do të vazhdojë të ndjekë me profesionalizëm procesin e testimit të rasteve te dyshuara si me metodën klasike me PCR ashtu dhe me testet e shpejta.