Furtbollisti Mauro Icardi është kthyer për të bërë atë që do, të shënojë gola. Ky është qëllimi, PSG po përfiton nga të gjitha frontet. I intervistuar nga “PSG TV”, su lmuesi argjentinas tha se ishte i lumtur që e lidhi të ardhmen e tij me klubin parizien, i cili, gati një vit më parë, e bleu për 50 milionë euro, plus bonuse nga Interi:

“Kur u huazova bëra gjithçka për ndryshimin dhe për ta ndihmuar ekipin me golat e mi. Ishte një vit i mirë. Isha i kënaqur që klubi vendosi të përdorë opsionin për të blerë kartonin tim. Dhe që më ofroi një kontratë 4-vjeçare. Për mua ishte nder dhe krenari, siç thashë ditën kur arrita në Paris. Ndihem mirë këtu, në një ekip të shkëlqyeshëm, që fiton trofe. Kjo është ajo që një lojtar kërkon. Unë mendoj se ishte e vështirë, me të gjitha këto ndryshime për shkak të Covid-19. Ne luajtëm dy finale të kupës dhe Ligës së Kampionëve. Kur Liga e Kampionëve mbaroi, ne u kthyem në Paris për të luajtur në Ligue 1, që kishte filluar tashmë. Pra, pa përgatitje parasezonale. Gjatë pjesës së parë të sezonit kemi pasur shumë dëmtime që na penalizuan, ashtu si ekipet e tjera të përfshira në “Final Eight” të Champions-it”.

Ardhja në stol e bashkatdhetarit Pochettino e kënaqi Icardi, i cili ëndërron të vazhdojë të ngrejë trofe: “Ardhja e trajnerit të ri ka qenë e mirë për ekipin dhe veçanërisht për mua, që flas spanjisht. Ne mund të komunikojmë më mirë. Gjithashtu duhet të falënderojmë Tuchel për punën që ka bërë, secili trajner ka idetë e tij dhe mënyrën e vet të lojës. Ne donim të fillonim një cikël të ri në mënyrë që të përfitonim maksimalisht; domethënë të fitonim lojëra dhe të ngremë trofe”.