Mbrëmjen e sotme mbërritën 9360 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.

“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve”, tha ministrja.

“Janë plot 450 mijë vaksina dhe do të vazhdojnë në muajin prill maj qershor”, tha Ahmetaj.

Manastirliu theksoi se do të vijohet me grupet më të riskuara.

“Do të vijojmë me grupet e rriskuara që janë mësuesit. Duhet thënë që deri tani tani vendi ynë ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Vaksinimi do të vazhdojë ditë pas dite”, tha ministrja.