Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, në fjalën e mbajtur në Konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e pandemisë, deklaroi se numri i vde kjeve për shkak të Covid në vend ka pësuar rënie.
Fico theksoi se situata mbetet nën kontroll, por është delikate. Ajo shtoi se pritet që vaksinimi masiv i qytetarëve ndaj Covid, të ulë rastet e infeksioneve nga koronavirusi, por edhe të viktimave.
“Incidenca dyjavore ka pësuar rënie. Totali i rasteve pozitive ka pësuar rënie. Numri i bashkive të prekura nga Covid është rritur dhe sidomos në bashkitë e vogla. Numri i të shtruarve në spitalet Covid ka pësuar rënie, numri i intubuarve është ulur. Numri i vdekjeve ka pësuar rënie.
Situata ka disa ndryshime, që mbetet situatë epidemiologjike me numra të kontrolluara, por delikate. Lajmi i mirë është që ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, nga grup-moshat më të mëdha. Presim që vaksinimi masiv të ulë rastet e infeksioneve dhe vdekjeve. ne iu bëjmë thirrje qytetarëve, që të respektojnë masat ndaj koronavirusit. Numri unik 127 mbetet aty për qytetarët, që iu kërcënohet jeta”, deklaroi Albana Fico.