Mediat raportojnë se kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë sot në familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor. Kjo është e disata herë që kryeministri viziton familjen e të ndjerit ku është zgjedhur të mos bëhet e ditur për media.

Kujtojmë se vrasja e Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”. Ish efektivi Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.