Nuk e dimë nëse e keni vënë re ose jo, por moderatorja Alketa Vejsiu është shfaqur e veshur me të bardha sa herë ka nisur një emision!
Këtë e ka treguar edhe ajo vetë në disa story në Instagram, ku ka mbledhur në një kolazh pamjet e saj në netë të ndryshme të emisioneve të saj.
Gjithmonë në natën e parë, moderatorja është shfaqur me të bardha dhe kjo veshje ka një mesazh “të fshehtë”.
“Nata e parë e çdo programi vishem gjithmonë me të bardha. Ngjyra e shansit”.- ka shpjeguar Alketa për ndjekësit e saj.
Pra, rrobat e bardha qenkan ‘hajmalia’ e moderatores në nisje të çdo emisioni të ri!
Kujtojmë se para disa kohësh, Alketa u rrëfye për fansat e saj në Instagram se e kishte kaluar Covidin dhe fatmirësisht tashmë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Moderatorja ishte izoluar për dy javë, ndërsa pas dy javësh tamponi i saj kishte rezultuar negativ.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat. Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten! Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! ”- shkruante Alketa krahas disa fotove të sajat.