Një nga repartet ku Juventus ka çaluar më së shumti në sezonet e fundit ka qenë padyshim mesfusha. Afrimi i Rabiot apo Ramsey kanë qenë dështime për bardhezinjtë, pasi të dy lojtarët nuk kanë patur impaktin e duhur.
Për sa i përket Arthur Melo është pak herët të flitet, por edhe braziliani duket se nuk është përshtatur plotësisht, prandaj drejtuesit e Juventusit kanë hedhur sytë në merkato. Emri i preferuar për merkaton e verës është ai i Jorginhos.
Ylli i Chelseat ka dhe dy vite kontratë me “Blutë” e Londrës, por një ide për t’u rikthyer në Itali e tundon jo pak. Jorginho ka qenë pjesë e Veronës dhe e Napolit në Serie A, ku ka spikatur me lojën e tij, duke qenë një ndër më të mirët, përpara se të transferohej te Chelsea në vitin 2018.
Këtë sezon, Jorginho nuk është se ka qenë një titullar fiks për ekipin e tij, pasi në vetëm 13 ndeshje e ka nisur nga minuta e parë, kështu që largimi mund të jetë një opsion në verë. Juventus qëndron pas derës dhe do të tentojë të gjejë një marrëveshje me londinezët e Chelseat.