Konkurrentja e re, Aristela është futur në trekëndëshin e dashurisë mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës. Pasi ajo është shprehur e gatshme t’i sfidojë dy vajzsat për të fituar zemrën e Mevlanit.

Së fundmi, konkurrenti ka publikuar një foto së bashku me Artistelën në rrjetin social “Instagram”, të veshur kuq e zi, mirëpo të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Antonelës.
“Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se para pak ditësh, Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë.

Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e kishte ofenduar.