Në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka diskutuar rreth sfidave kryesore me të cilat po përballet arsimi parauniversitar në kushtet e pandemisë COVID-19.

Në postimin e saj rreth këtij takimi, Ministrja Evis Kushi nënvizon se “Përtej efekteve të papritura të kësaj periudhe të pazakontë, janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që procesi mësimor të mos ndalet në asnjë moment”.

Gjithashtu, ajo përmend disa prej masave të ndërmarra përgjatë pandemisë, të cilat kanë pikërisht në fokus gjithëpërfshirjen dhe garantimin e cilësisë në mësimdhëne e mësimnxënie:

“Kanali i dedikuar ‘RTSH Shkollë’, platforma ‘Akademi.al’, trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve për të përballuar situatën, garantimi i mjediseve të sigurta shkollore sipas protokolleve anti-COVID, 1000 mësues shtesë, dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial, shpërndarja e tabletave digjitale për nxënës në nevojë e nxënës të klasave kolektive, janë disa prej masave të ndërmarra për garantimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie.” – mbyll publikimin e saj, Ministrja Evis Kushi.

Në takimin e zhvilluar me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar diskutuam rreth sfidave kryesore me të cilat…

Posted by Evis Kushi on E martë, 2 Mars 2021