Nga Plator Nesturi/ Sa herë ka ulje të krediteve të liderit të opozitës, aq herë në PD kreu i saj rimon të njëjtat vargje të bashkimit dhe të unitetit. Dikur duke u bërë thirrje të larguarve të rikthehen në familje, siç ka ndodhur kur Basha i është drejtuar Patozit, Alizotit apo Topallit dhe të larguarve të tjerë për tu futur në strehën e përbashkët të PD-së. Por ndërsa ky ritual është keqpërdorur si e njëjta formulë e vetme ndër vite përballë kritikave nga të vetët dhe kërkesave për dorëheqje, Basha nuke ka më as si shans ta përdorë. Zgjedhjet janë në prag dhe letrat e fushatës janë ndarë. Një pjesë e ish-drejtuesve të PD tashmë janë futur si rivalë të tij në garën zgjedhore me parti të reja.

Skema e re kreut të PD për të mbajtur gjallë rolin e të pazëvendësueshmit si lider të opozitës ishte dhe libri “Misioni im”, një përpjekje për të ndërtuar një idol të munguar, përsa kohë Berisha ka braktisur podiumin, të paktën në dukje. Natyrisht, kjo është pjesë e strategjisë elektorale ku bwhet gjithshka si për të ngritur imazhin e kandidatit për kryeministër, ashtu dhe për të mobilizuar elektoratin dhe maksimalizuar votat.

Por shifrat reale se sa ka ka dhënë rezultat në terren duken shumë larg pritshërive të një force që ka qenë për 8 vite në opozitë. Skema e unifikimit të opozitës duket se ish deshtimi I parë I lidershipit të opozitës. Kjo jo vetëm nuk u arrit për arësye se tashmë Topalli, patozi e ndonjë tjetër do bëjën lojën e vet dhe kërkojnë vota po në grazhdin e së djathtës, por dhe për shkak të ndryshimit të rregullave të lojës zgjedhore. LSI garon në listë e vetme dhe kjo çon në shumaturë aritmetike të votave por humbje mandatesh nëpër rajonë të ndryshme. Vetë sondazhet këtë venë në dukje. Edhe sondazhi i kryer nga Ora Neës dhe Noto, që duket se se ngre në pikavarazh opozitën, krahasuar me ato të zhvilluara nga institute të tjera e të pasqyruara në të tjera ekrane, nuk paraqet ndonjë optimizëm për shifrat e opozitës. Thjesht duke marrë grafikët e nxjerra së fundmi mbi parashikimet e rezultateve në Tiranë dhe Vlorë, konkluzionet dalin vetë.

Kështu, sipas Notos, në rajonin e Tiranës PS vijon të ruajë të njëjtin rezultat me një mesatare prej 48 %, PD ka rritje që shkon në 42-43 %, dhe ndërkohë LSI, sipas saj, kuotohet tek mesatarja e 7%. Në të gjitha rastet pra vërehet se kemi rritje të PD dhe një tkurrje drastike të LSI në parashikime. Sidoqoftë, në grafikun e sondazhit jepet se opozita me një grumbullim matematik është përpara në vota krahasuar me PS. Kapja në këtë formë e kunkluzioneve me aritmetikë të thjeshtë nuk funksionon në këto zgjedhje, pasi subjektet e asaj që përbëjnë opozitën e Bashkuar konurojnë në lista më vete. Asaj çfarë I mungon këtij sondazhi është fakti se me sa përkthehen në mandate këto shifra për secilën palë. Dhe thembra e Akilit në këtë rast është LSI, pasi edhe nëse e marrim në përqindjen e 7 përqind për gjithë rajonin, sa mandate do të arrijë të nxjerrë realisht. Do të këtë 2 dhe bishtat do të humbasin në favor të mëdhejve? Ky sistem votimi nuk lejon që ato vota për të cilat LSI nuk nxjerr dot mandate ti shkojnë aleates PD, dhe anasjelltas. Në këtë mënyrë ai 48% që PS e zotëron është shumë më solid dhe më mandatprurës sesa çdo përqindje e opozitës që e ka votën të shpërndarë.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për grafikun e Vlorës ku PS vijon të qëndrojë në kuotën e 61 %, PD që ka një rritje në 30% ndërsa LSI në pragun e 5 përqind. Në shpjeguesin e Notos dhe të Ora Neës theksohes se përqindja e opozitës shkon në 35 % dhe se në këtë mënyrë PS rrezikon të humbë mandatin e 8. Pra sërish aritmetikë, por pa bërë një shpjegim si ndahen mandatet. Kjo pasi ai 5 % i LSI që parashikon Noto, është i pamjaftueshëm që LSI të marrë një mandat në Vlorë. Dhe kjo e çon sërish opozitën në shifrat e 30 % si maksimum të rezultatit të saj. Të gjitha këto shpjegime vlejn për faktin e sqarimit se si janë prognozat reale të zgjedhjeve dhe trendin e rezultateve. Në leksikun që mbajnë aktorë të opozitës, shpesh mundohen ti japin zemër.