Nga Shkodra ku ishte për të mbikëqyrur procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama kritikoi edhe një herë sjelljet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha me takimet që po zhvillon në rrethe në kuadër të fushatës elektorale. Për Ramën po krijohen vatra shumë të rrezikshme potencialisht infektimi.
Sigurisht që vaksinimi është njëra anë e medaljes së kësaj rruge dhe ana tjetër është respektimi i rregullave. Nuk janë sjellje të partive politike por në këtë rast janë partitë e KÇK që dalin bashkë me dhëndrin përpara dhe gjoja spontanisht mblidhen disa dasmorë me 2 gishta që potencialisht krijojnë një vatër infektimi”, tha Rama.
I shoqëruar nga ministra Manastirliu, Rama tha se po vazhdohet procesi i vaksinimit, i cili po ecën mjaft mirë pavarësisht luhatjeve dhe ngurrimeve të krijuara nga lajmet e përhapura për AstraZeneca-n.