Mjeku urgjentist në Itali, Arben Gjeka ka folur për masat e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, ku ndër të tjera theksoi se mosmbajtja e maskës në këtë kohë, është kr im. Gjatë intervistës në “Shqip show” nga Rudina Xhunga si dha një mesazh për qytetarët, duke theksuar se nëse nuk respektojnë rregullat, janë vr asës gjakftohtë.

“Unë e kam ndjekur situatën nga mediet, por këtë fundjavë isha në Tiranë dhe e pashë me sytë e mi atë që po ndodhte. Lokalet e Bllokut ishin plot me njerëz pa maska, pa asnjë lloj distance. Edhe kur u ktheva, në aeroport, në radhë për kontrollin, njerëzit ishin pa maska ose me maskën poshtë hundës. Edhe në avion 50% e personave ishin pa maskë.

Unë u revoltova, u ngrita, njoftova personelin e avionit tmë ndërronin vendin. Të mos mbash maskën është k rim, rr ezikon jetën e personave të tjerë. Mund të bësh çfarë do me jetën tënde por nuk ke të drejtë ligjore dhe morale të rr ezikosh jetën e të tjerëve që nuk kanë të bëjnë me atë që po bën ti. Nuk arrij të kuptoj çfarë nuk funksionoi në një vit pandemi në Shqipëri, që ka një përçmim për jetën e njerëzve. Kam një mesazh për qytetarët”Të drejtohem ty qytetar, që je pa maskë, në mjedise të mbyllura, që nuk respekton distancën sociale, që nuk respekton rregullat, unë të quaj vra sës, vr asës gj akftohtë. Nuk e di sa je i përgjegjshëm në veprimet e tua, por ajo që po bën është jashtëzakonisht e dëm shme dhe e rrez ikshme për të tjerët. U drejtohem edhe atyre që shkojnë në tubime pa maska, janë me të njëjtin faj siç janë të tjerët. Të drejtohem dhe ty politikan që i shikon simpatizantët e tu dhe nuk bën asgjë, për të garantuar sigurinë e tyre. Është sëmundje që në një përqindje të rasteve është vde kjepr urëse”.