Një qytetar grek ka arritur të shpëtojë mrekullisht, pasi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës rihter që ra sot, e bllokoi atë në shtëpinë e cila u shkatërrua. Bëhet fjalë për një të moshuar që jetonte në Mesochori, Elassona është shembur. Mediat greke raportojnë se fatmirësisht i moshuari ka mundur të shpëtojë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Po ashtu, probleme raportohen edhe në rrugën Kombëtare Larissa-Elassona, ku thuhet se ka pasur rrëshqitje dherash.