Pas koranit, mjelma është një prej karakteristikave kryesore që identifikon Liqenin e Pogradecit dhe pikat turistike pranë tij. Ky lloj shpendi mjaft i veçantë mund të gjendet në disa zona të Shqipërisë por sipas specialistëve ato folenizojnë vetëm në Pogradec.
Më e veçanta tek mjelmat është se në jetën e tyre 15-vjeçare ato çiftëzohen vetëm një herë dhe nuk ndërrojnë partner, pra kanë një dashuri të përjetshme.
Dhe nëse ndonjëri prej partnerëve vdes apo largohet në një vend tjetër, partneri ose partnerja që mbetet është e destinuar të vdesë.
Besnik Blacëri ka vite që përkujdeset për mjelmat dhe shpendët e tjerë në liqen dhe këtë fenomen e ka parë të ndodhë, madje ai tregon një ngjarje reale kur disa ditë më parë persona të papërgjegjshëm plagosën prej mjelmave të çiftit, të cilin Besniku e kishte pagëzuar me emrat Lui dhe Xhoi.
Përveç ndërgjegjësimit, edhe fakti që mjelma dashuron vetëm një herë në jetë, duhet të shërbejë që këto shpendë të ruhen dhe të mos sulmohen, vriten apo rrëmbehen për interesa të ngushta të personave të papërgjegjshëm.