Dita e sotme është shpallur ditë zie pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos. Deputeti socialistështë ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00.