Pas fotove pa rrip sigurimi në vend të parë, duket se ditën e sotme Lulzim Basha është ndërgjegjësuar dhe ka vendosur rripin edhe pse ulur në sediljen e pasme të automjetit ku nuk është i dteyrueshëm. Por gjatë ditës së sotme ku zhvillonte takime në Kavajë, Lulzim Basha u shfaq gjithashtu sipër një automjeti tip ‘Range Rover’ në lëvizje ku iu bënte thirrje qytetarëve për ta votuar në 25 Prill.

Veprimet e kryedemokratit janë ironizuar nga zv.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i cili me anë të një postimi shkruan: Thirrja ndërgjegjësuese për vendosjen e rripit të sigurisë, u dëgjua! Për më tepër, pasagjer… P.S: Kodi Rrugor nuk rekomandon ngjitjen mbi mjetet e transportit, veçanërisht nëse mjeti është në lëvizje ?????‍♂️ Lexo.al/