Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike. Por ndërsa lista e Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re u miratuan pas korrigjimit, lista e koalicionit opozitar sërish ka probleme.

Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, që bëri që Komisioni të marr një pushim për tu rikthyer me një vendimmarrje. “Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.

Lista Elbasan 6 kandidatë më shumë Dibër 3 kandidatë më shumë Fier 6 kandidatë më shumë Berat 6 kandidatë më shumë Durrës 6 kandidatë më shumë Korçeë 9 kandidatë më shumë Kukës 6 kandidatë më shumë Lezhë 3 kandidatë më shumë Shkoër 9 kandidatë më shumë Tiranë 9 kandidatë më shumë Vlorë 6 kandidatë më shumëGjirokastër 9 kandidatë  më shumë