Rasti i një mësuesi 57-vjeçar, i cil ndërroi jetë në Itali 14 orë pas injektimit me AstraZeneca, duket se është zbardhur. Autoritetet shprehen pas autopsisë se vaksina nuk ka lënë gjurmë makroskopike në trup dhe se vde kja e papritur nuk ka asnjë lidhje të dukshme me dozën e marrë.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Biella, teksa mediat italiane raportojnë sot për rezultatet e autopsisë. Kjo e fundit u krye nga mjeku Roberto Testi në prani të një konsulenti që familja e mësuesit Sandro Tognatti kishte caktuar. “Zemra dhe organet e tjera ishin të paprekura dhe nuk ka asnjë provë që ta lidhin vde kjen me vaksinën, e cila megjithatë u pezullua si masë paraprake” – raporton la Repubblica

Për të dhënë përgjigje të mëtejshme do të bëhen ekzaminimet histologjike, rezultatet e të cilave do të jenë në dispozicion në ditët në vijim.  Me pak fjalë, Tognatti ishte në të vërtetë i shëndetshëm pasi këtë ua kishte pohuar edhe mjekëve që e kishin intervistuar para se ta vaksinonin. Hipoteza më e mundshme që ekzaminuesit mjekësorë besojnë pas autopsisë është se vd ekja erdhi nga shkaqe kardiake. JavaNews/