Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu krahas situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, i duhet të zhvillojë edhe fushatën në kryeqytet. Pasditen e sotme, ajo ka takuar banorët e Njësisë Numër 9, ku mes tyre ka spikatur aktorin e humorit, Ledio Lakon.

Manastirliu nuk ka nguruar të postojë me të një foto në Facebook, duke e identifikuar aktorin em një nga rolet e tij më të njohura të “Ramadon kafshës”. “Me tironcin e vjetër “Ramadon kafsha” Ledio Lako, banor i vjetër i Njësisë9”, ka shkruar ajo krahas fotos. l.k/abcnews.al